IP Qendra ditore Sirena PIB: 02902877 Zhiro llogaria: 520-18072-82 |
||
Linqe të rëndësishme:Komuna e Ulqinit |
||
Shoqata “Ana Malit” Njujork Kryetarit z. Ismet Kurti Të nderuar bashkëvendas, Ju njoftojmë se më 12.03.2014, Qendres ditore për fëmijë dhe të rinj me pengesa dhe vështirësi në zhvillim, I janë dorëzuar 4000,00$ që I keni dërguar me zonjën Ajete Cuca. Drejtori I Qendres ditore z.Bilal Alaj, në praninë e zotrinjëve Hajredin Kovaçi dhe Hajredin Zeneli I pranoj të hollat që I keni dërguar. Fëmijët, të rinjët dhe stafi punues me respekt të veçantë ju falënderon dhe u jemi mirënjohës që na mundësuat të pajisemi me mjetin më bashkëkohor BEHRINGER, I cili ka për qëllim të ndihmojë fëmijët me pengesa dhe vështirësi në të folur duke u bazuar në sinjalizimin digjital në procesin e zërit për rehabilitimin e të dëgjuarit dhe të folurit. Shprehim kënaqësinë tonë për përkujdesjen tuaj humanitare, besimin dhe seriozitetin që keni treguar ndaj fëmijëve dhe të rinjëve të kësaj qendre që kanë nevojë të përkujdesjes më të madhe. Sinqerisht ju falënderojmë! Drejtori |
I nderuari z. Isa Beqoviq Ju njoftojmë se në llogarinë rrjedhëse të Qendres ditore për fëmijë dhe të rinj me pengesa dhe vështirësi në zhvillim, janë paguar 1500,00 euro nga ju zotëri I nderuar. Fëmijët, të rinjët dhe stafi punues me respekt të veçantë ju falënderon dhe ju jemi mirënjohës që na mundësuat të pajisemi me mjetin më bashkëkohor BEHRINGER, I cili ka për qëllim të ndihmojë fëmijët me pengesa dhe vështirësi në të folur duke u bazuar në sinjalizimin digjital në procesin e zërit për rehabilitimin e të dëgjuarit dhe të folurit. Shprehim kënaqësin tonë për përkujdesjen tuaj humanitare, besimin dhe seriozitetin që keni treguar ndaj fëmijëve dhe të rinjëve të kësaj qendre që kanë nevojë për përkujdesje më të madhe. Drejtori |